Kalush Orchestra shet trofeun e Eurosong për 900 mijë dollarë, blejnë tre dronë për ushtrinë ukrainase
Nga Ora News Përditësimi i fundit 30 Maj 2022, 09:13
Kalush Orchestra, grupi ukrainas që fitoi Eurovisionin këtë vit e shiti për 900 mijë dollarë për të mbledhur para për luftën në Ukrainë.
Mikrofoni i kristaltë u hodh në ankand në Facebook me qëllim për të blerë dronë për ushtrinë ukrainase.
Prezantuesi ukrainas Serhiy Prytla njoftoi se me paratë do të bliheshin tre dronë PD-2 të prodhimit ukrainas, raporton BBC.
Shitja përkoi dhe me një koncert bamirësie të grupit në Branderburg të Gjermanisë.
Me këtë koncert ata synonin të mblidhnin fonde për kujdesin dhe furnizimet mjekësore.
