Intriga merkatoje/Liverpool gati të rrëmbejë "Xavin" nga Barcelona

Liverpool mendon për të ardhmen edhe pse sonte do të luajë nje nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Në kërkim të trofeut të shtatë Champions, klubi i kuq kërkon të fitojë edhe nje mesfushor të talentuar.

Bëhet fjalë për 17-vjeçarin e Barcelonës, Gavi, kontrata e të cilit me klubin katalanas skadon në vitin 2023. Agjenti i tij, Ivan de la Pena nuk ka arritur të kontaktojë me presidentin Laporta që për më tepër e ka sulmuar për veprimet e tij.

Në këtë mënyrë, lojtari nuk ka marrë ende një ofertë për zgjatjen e kontratës dhe Liverpool është gati të përfitojë. Mesfushori i konsideruar pasardhës i Xavit, ka një klauzolë largimi rreth 50 milionë euro që klubi i kuq është gati t'ië paguajë dhe t'i japë gjithashtu një pagë te majme por ne krahun tjetër, ai ka bërë me dije se zgjedhje e parë mbetet Barcelona, klubi i zemrës.

Talenti i La Masias ka shënuar 2 gola dhe 6 asiste sezonale në 47 ndeshje sezonale.