Integrimi në BE dhe Ukraina, kryeministri Draghi pret në takim homologun maqedonas
Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 24 Maj 2022, 15:41
Kreu i qeverisë italiane Mario Draghi ka pritur sot në selinë e kryeministrisë, homologun e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski.
Në qendër të takimit mes tyre ka qenë procesi i zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor e Maqedoninë e Veriut në veçanti, si dhe situata në Ukrainë e forcimi i bashkëpunimit dypalësh Itali-Maqedoni e Veriut.

