Tifozët lënë Tiranën, gjatë natës 13 fluturime për në Itali e 3 për në Holandë

Pas mbylljes së finales së Conference Leauge, ku fituese doli Roma, tifozët pritet të largohen nga Tirana.

Ora News, mëson se nga ora 00:30 deri në 5:00 të mëngjesit janë parashikuar 13 fluturime nga Tirana për në Romë dhe 3 fluturime drejt Holandës.

Ndërkohë në aeroportin e Rinasit janë vënë në dispozicion 200 forca policie të cilët do të kontrollojnë situatën me tifozët.