Bulevardi gumëzhin nga njerëzit pas përfundimit të finales së Conference League

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë gumëzhinte si asnjëherë më parë dhe pse ora shënonte 23:30.

Pas mbarimit të finales së Conference League që u mbyll me fitoren e Romës ndaj Feyenoord në rezultatin 1:0 tifozët vërshuan në rrugë për të shkuar drejt destinacioneve të tyre.