Holandezët ja nxjerrin inatin e humbjes policisë, tifozi i dehur godet efektivin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2022, 00:09
Një moment tensioni është raportuar në Pedonale pas mbylljes së finales së Conference Leauge.
Në këtë zonë është përqëndruar tifo-grupi holandez i Feyenoord, i cili e mbylli me zhgënjim këtë mbrëmje pas humbjes ndaj Romës.
Gazetari i Ora News, Arnold Kariqi, raporton se një tifoz holandez në gjendje të dehur ka goditur një efektiv.
Menjëherë ka ndërhyrë policia që ka bërë dhe arrestimin e tifozit dhe qetësimin e situatës.
