Rama dhe Mourinho festojnë fitoren, kryeministri dhe Linda Rama i duartrokasin nga tribuna
Roma shpallet fituese e Conference League.
Verdhekuqtë thyejnë Feyenoord me rezultatin minimal 1-0 duke ngritur lart këtë trofe të veçantë në zemër të Tiranës.
Ndërkohë, pas fitores ka shpërthyer festa në “Air Albania Stadium” por edhe jashtë në rrugët e Tiranës për romanët.
Fundi i 90 minutave që i dhuroi Romës një trofe ndërkombëtar dhe Mourinhos një tjetër kupë kontinentale, u festua gjatë në shkallët e stadiumit dhe në kryeqytetin shqiptar.
Në krahun tjetër, holandezët u larguan nga stadiumi me kokën ulur dhe dukshëm të zhgënjyer për humbjen që nuk do ta harrojnë asnjëherë.
Ndërkaq, klubi ka festuar në fushë marrjen e kupës së bashku me trajnerin Mourinho, ndërsa kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, linda Rama i duartrokasin.
Foto LSA







