“Po, apo jo” nga Devis Xherahu

Devis Xherahu është këngëtari nga Korça shumë i dashur për publikun. Karrierën drejt muzikës ai e filloi që në moshë të re.

I ftuar në emisionin “Jeto me orën” Devis Xherahu rrëfeu për karrierën e tij si dhe këngën e re që sapo ka lançuar së fundmi.

Kënga që ai ka publikuar së fundmi titullohet “Po apo jo” dhe duket sikur ka rezultuar shhumë e suksesshme dhe është pritur mjaft pozitivisht nga fansat e Devisit. Përveç se këndon Devisi luan edhe në instrumente si kitara, flauti dhe pianoja, por kitara mbetet “dashuria” e tij më e madhe.

Devis Xherahu u shpreh se “ Duke qenë se kënga e fundit e imja ka qënë një baladë mendova të sillja diçka tjetër më me rritëm pasi po vjen edhe vera”. Një tjetër gjë që tregon se kënga është pritur mirë është se në vendet ku performon Devisi mbushet plot me njerëz. Madje Devisi shprehet se “ Balada është ajo që më përfaqëson më së miri dhe unë kam 30 vite që performoj dhe pa këngën nuk jetoj dot sidomos pa baladat pasi ajo është kostumi im”.

Nëse kthejmë vëmëndjen nga fëmijëria Devisi e kujton me shumë nostalgji pasi edhe emrin e tij i'a ka vendosur babai i tij njësoj si këngëtari me famë botërore. Që në moshën 13 vjeçare Devisi ka kënduar ndërsa kulmi ka qenë kur shkoi në Greqi pasi aty mundi të nxirte në pah të gjithë talentin e tij në muzikë, gjë e cila i ka bërë dhe shumë krenarë prindërit e tij.

Një tjetër sukses për të është bashkëpunimi me këngëtarin grek Lefteris Pantazis. Një mbështetje të madhe ka pasur nga shteti grek pasi i janë hapur shumë dyer nga vetë ata. Një tjetër çështje që mori vëmenje është edhe marrdhënia e tij me Ertemionën partneren e tij  e cila po pret dhe një fëmijë dhe së shpejti ata do bëhën prindër.