Shqipëria e para në Europë për numrin e divorceve
Martesa tashmë në vendin tonë nuk po shihet më si një institucion e as si një përgjegjësi , ku duhet investuar me devotshmëri dhe përkushtim.
Mes shifrave të numrit të martesave dhe divorceve, duket se ky i fundit po merr përmasa të frikshme. Statistikat e fundit të Eurostat, tregojnë se në vendin tonë në vitin 2020 janë shënuar 1.5 divorce për njëmijë banorë dhe duke bërë një përllogaritje jo edhe aq të thjeshtë, rezulton se vendi ynë është në vendin e parë në rajon për numrin e divorceve.
Të ftuara në emisionin “Jeto me orën” avokatja Nexhi Beqiri dhe psikologia Enertila Bekteshi diskutuan në studion e emisionin të pasdites më shumë rreth kësaj çështjeje.
Sipas avokates Nexhi Beqiri është e vërtetë që Shqipëria renditet e para për divocet në Shqipëri pasi emigrimi është shumë i përhapur dhe kjo është një arsye pse ndodhin ndarjet.
Nexhi Beqiri: “Kemi arritur në shifrën që 1 në 4 martesa shkurorëzohen dhe kjo gjë është shumë shqetësuese. Vendin e parë në vend për divorcet e mban Tirana , pasohet nga Durrësi e më pas nga Elbasani, Berati etj."
Ndërsa psikologia Enertila Bekteshi shprehet se numri i divorceve është i frikshëm.
Enertila Bekteshi: “Numri i divorceve është i frikshëm dhe një arsye shumë e madhe është ekonomia, ndërsa sa i përket të rinjëve nuk preferojnë të martohen pasi tërhiqen dhe nuk janë të guximshëm që të mbajnë një familje. Por ka edhe problematika të cilat e bëjnë të pamundur shpëtimin e martesës siç janë dhuna , konfliktet e shumta, komunikimi i pahijshëm mes bashkëshortëve etj. Në Shqipëri ka edhe plot modele çiftesh që kanë mbi 40 vite së bashku, një model për fëmijët, nipërit dhe mbesat."
Sipas saj një tjetër fakt është se në ditët e sotme një konflikt fare i vogël i çon çiftet në ndarje.
"Shkaqet e divorceve janë dhuna fizike psikologjike dhe fizike, komunikimi i shëmtuar, implikimi i fëmijëve nga prindërit e tyre në krime, trahdëtia, mungesa e mirëkuptimit etj. Madje ka dhe vajza të cilat martohen me kë të dalë para pasi duan vetëm të shpëtojnë nga jeta e keqe që mund të kenë bërë para martese", shprehet Bekteshi.