Fillon lufta e ‘vërtetë’ në Donbas

Guvernatori i rajonit të Luhanskut në lindje të Ukrainës në Donbas, ka thënë se sulmet ruse gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë ndër më intensivet.
Sergej Hajdaj thotë se ata po u afrohen nga çdo anë dhe po pushtojnë çdo fshat me qëllimin e vetëm të marrjes në kontroll të plotë rajonin.
"Rusët po i afrohen pozicioneve tona nga të gjitha anët. Ata po shtohen gjithnjë e më shumë. Ushtria ruse ka vendosur të shkatërrojë plotësisht qytetin e Serverdonjeckut," tha ai.
Serverdonjecku është si fabrika e çelikut në Mariopul për ukrainasit.
Ky qytet i Luganskut mban në duar fatin e të gjithë rajonit, ku gjendet edhe mobilizimi më i madh i forcave ukrainase.
Linjat e furnizimit në Severodonetsk mbeten të hapura, por ato mund të ndërpriten për çështje kohe dhe ushtarët dhe civilët mund të pësojnë fatin e Mariopulit.
Krahas Severdonjeckut, ushtarët e Moskës po kërkojnë të marrin në kontroll edhe qytetet e Llishanskut dhe Rubizhnes po në rajonin e Lluganskut për ta shtënë të gjithin në duart e tyre.
Presidenti Zelenski në fjalimin e mesnatës bëri thirrje për armë në mënyrë që ukrainasit të ruajnë stabilitetin global.
"Situata në Donbas jashtëzakonisht e vështirë. Forca e plotë e ushtrisë ruse e hodh e gjitha për të pushtuar Donbasin. Prandaj, furnizimi me armë të rënda në Ukrainë tanke, anti-anije dhe armë të tjera është investimi më i mirë në ruajtjen e stabilitetit në botë dhe parandalimin e shumë krizave të rënda që Rusia ende po planifikon ose i ka provokuar tashmë," tha Zelenski.
Komentet e Zelenskit vijnë pasi zyrtarët ukrainas të mbrojtjes paralajmërojnë se lufta e Rusisë në Ukrainën lindore mund të përcaktojë fatin e vendit ndërsa është në fazat e saj më intensive.