Masakër në Teksas, 14 nxënës dhe një mësuese janë vrarë nga sulmi me armë në shkollë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2022, 22:51
14 nxënës dhe një mësuese kanë humbur jetën nga të shtënat në një shkollë fillore në San Antonio, në SHBA.
Departamenti i Policisë Uvalde tha se personi që shkaktoi incidentin e rëndë u arrestua vetëm pak orë pas ngjarjes.
“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë incident tragjik”, tha në një deklaratë agjentja speciale e FBI-së, Carmen Portillo.
Distrikti shkollor i Pavarur i Konsoliduar i Uvalde gjithashtu ka konfirmuar lajmin e rëndë në shkollën fillore Robb, në të cilën studjojnë 600 nxënës.
