Mbappe në aksion, “pret kokën” e drejtorit sportiv, Leonardo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2022, 12:20
Kylian Mbappe ka rinovuar kontratën me PSG ku praktikisht merr kompetencat e njeriut të gjithëpushtetshëm dhe vetëm pak orë pas zyrtarizimit, vjen lajmi për njeriun kyç të klubit, drejtorin sportiv, Leonardo.
Ish-sulmuesi do të largohet nga detyra por nuk është ende e qartë nëse kjo bën pjesë në listën e kërkesave të sulmuesit që do të përfitojë rreth 100 milionë në sezon për tre vitet e ardhshme.
Laonardo do të zëvendësohet nga Luis Campos. Vendimi për rinovimin e Mbappe që kapi në befasi edhe Realin e Madridit, është një lëvizje kundër dëshirës së drejtorit sportiv që ka shërbyer te PSG gjatë tre viteve të fundit.
