“Qëndrim anti-qeveritar”/ Berisha: Rama ia faturon Bordit të Transparencës rritjen e çmimeve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë nga Vlora se Bordi i Transparencës është antiqeveritar. Sipas tij nëpërmjet bordit kryeministri Edi Rama kërkon të heqë nga vetja përgjegjësinë e rritjes së çmimit të karburantit në Shqipëri.

Sali Berisha: Si ka mundësi të rriten në Shqipëri çmimi i naftës, i ushqimeve dhe energjisë më shumë sesa kudo tjetër. Çmimet rriten këtu sepse kanë të bëjnë me qeverinë, kanë lidhje me qeverinë.
Rama zgjedh një bord jo qeveritar gjoja dhe thotë se çmimet i caktojnë këta. Duke hequr përgjegjësinë nga qeveria, ky është qendrim hipokrit dhe anti-qeveritar.

Ndër të tjera Berisha tha se qeveria mandatin e parë e përdori për  të zëvendësuar shtetin ligjor me narkoshtetin, ndërsa sipas tij të dytin e përdori për të shkatërruar opozitën dhe për të krijuar pseudo-opozitën.

Sali Berisha: Së pari dua të përulem me nderim para jush të rinj të reja burra e gra, para demokratëve të Vlorës, për mbështetjen e jashtëzakonshme që i dhatë PD në një moment kritik. Ju shpëtuat pluralizmin politik në Shqipëri të ardhmen e këtij vendi dhe demokracinë. Ky udhëtim i demokratëve shqiptar ishte më i pazakonti në historinë e Europës, por edhe i vështirë. Me pengesë serioze të mëdha. Në këtë udhëtim u përballëm me një qeveri e cila në rast se mandatin e parë e përdori për të zëvendësuar shtetin ligjor me narkoshtetin, të dytin e përdori për të shkatërruar opozitën dhe për të krijuar pseudo-opozitën.

Në këtë përpjekje të tyre, të segmenteve kriminale të qeverisë, demokratët u përballën me presione të ndryshme e ndërhyrje brutale të mafies ndërkombëtare të Goerge Soros. Kjo mafie besonte se mund ti caktonte PD fatin e saj e ta kthente në një freskore të Edi Ramës, ti emërojë kryetarin dhe udhëheqjen. Pavarësisht presioneve, ju u ngritët sepse idealet tuaja ishin kishin mbetur të paprekura. Ju edhe me 25 prill votuat masivisht për PD 620 mijë shqiptarë i votuan kësaj partie duke e mbajtur në këmbë.