Sula: Nëse vendimi i Gjykatës do jetë në favor të Berishës, duhet t’i vëmë gishtin kokës dhe të shkojmë aty ku duhet
Deputeti i PD, Dashnor Sula, i ka dalë në ‘mbrojtje’ Enkelejd Alibeajt, duke i përgjigjur akuzave të Komisionit të Rithemelimit se ai është i shitur te Edi Rama.
Në një intervistë për Ora News, ai tha se mban detyrën që ka në bazë të rregullores, ndërssa shtoi se është personi që lufton pa kompromise me kundërshtarët politik.
Dashnor Sula: Alibeaj është i zgjedhur sipas rregullave që kërkon grupi parlamentar ashtu siç e ka rregullorja e Repuvblikës së Shqipërisë. Problemi është se kush kundërshton dhe kush është dakord me krahun tjetër, sigurisht pastaj janë të gjithë shitur te Rama. T’I thuash Alibeajt që është i shitur te Rama, kjo është për të ardhur keq. Alibeaj është njeriu që lufton pa asnjë lloj kompromisi me kundërshtarët politik. Alibeaj nuk ka biznese me mazhorancën. Është një person i cili ka punuar me djersën e tij, shumë njeri i ditur, e i artikuluar mirë.
Teksa është ndalur te situata politike brenda PD-së, Sula tha se kriza brenda partisë ka nisur pas djegieve së mandateve në 2019.
Dashnor Sula: Kriza nuk është e nisur më 9 shtator, kjo krizë ka në 2017. Vula e kësaj krize u vendos në djegien e mandateve më 2019.
Teksa është ndalur tek vendimi i Gjykatës, Sula ka bërë një thirrje për dy palët në PD:
Nëse vendimi i Gjykatës së Apelit do të jetë në favor të Komisionit të Rithemelimit, unë i pari dhe të gjithë të tjerët, duhet të dinë se ku do të shkojmë dhe çfarë duhet të mbajmë. Duhet të luftojmë për të fituar zgjedhjet vendore. Nëse ndodh e kundërta, Komisioni i Rithemelimit duhet t’i vendosin gishtin kokës nga i pari deri tek i fundit dhe të mos kemi ndarje. Të dilet me një platformë të përbashkët. Kjo është rruga e duhur.
Intervistoi Everest Dedaj, përgatiti Anila Kolgjini.
