Kur do ti ketë Enkelejd Alibeaj emrat për presidentin? Flet për Ora News Dashnor Sula

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, është shprehur se Lulzim Basha ka pasur të gjithë mundësitë për ta çuar PD në fitore.

Në një intervistë për Ora News, Sula tha se vetëm gara e vërtetë është rruga për bashkimin e demokratëve.

Dashnor Sula: Basha pati të gjithë mundësinë, të gjithë kohën e nevojshme për ta çuar PD në fitoren e 25 prillit. Pati të gjithë mundësinë për ta mbajtur bashkë PD por nuk e mbajti dot. Tashmë vetëm gara e vërtetë mund ta bashkojë.

I pyetur se kur do t’i ketë Enkelejd Alibeaj  propozimet për presidentin, Sula tha:

Dashnor Sula: Unë përshëndes qëndrimin dhe sjelljen e Alibeajt, që fjala bojkot nuk duhet të ekzistojë më për opozitën. Ne na ka ngelë një damkë  që është ajo e bojkotit. Ne nuk kemi diskutuar për emra. Besoj se do mblidhemi dhe ta diskutojmë. Nëse nuk do mblidhet grupi parlamentar do ishte diçka e pafalshme për Alibeajn. Ne si opozitë nuk duhet të shkojmë me një emër.