Tiranë: 55 vjeçarin e zë korrenti në tarracën e shtëpisë, përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2022, 20:54
Një person ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në tarracën e banesës së tij.
Sipas informacioneve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.
Organet kompetente po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi:
Më datë 18.05.2022, në rrugën "5 Maji", shtetasi N. B., 55 vjeç, në tarracën e banesës së tij, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes