Fier/ Shpërthen bombola e gazit në katin e dytë të një banese, lëndohet lehtë çifti i moshuar

Shpërthen bombula e gazit në një banesë në katin e dytë të një pallati në lagjen '29 Nëntori' në Fier.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se në banesë ndodheshin një çift të moshuarish të cilët sapo kanë pikasur flakët kanë njoftuar repartin zjarrfikës.

Fier/ Shpërthen bombola e gazit në katin e dytë të një

Bombola e gazit ka qenë e ndezur pasi cifti ka qenë duke gatuar.  Për të evituar përhapjen e flakëve i zoti i shtëpisë ka tentuar të largoj bombolën që ishte në aneksin e shtëpisë dhe ka pësuar dëmtime të lehta në duar. 

Pranë vendit të ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit dhe uniformat blu.