Me betoniere nëpër rrugët e Tiranës, gjobitet me 10 mijë lekë shoferi

Shtetasi E.M, është gjobitur me 10000 lekë, pasi ditën e djeshme (17 maj) ka lëvizur me betoniere në rrugët e Tiranës.

Fotot u publikuan nga Ora News, teksa betonierja po lëvizte në rrugën ‘Bardhyl”.

Sipas asaj që është konstatuar betonierja ka lëvizur jashtë orarit të caktuar për këtë kategori mjetesh gjë e cila përbën shkelje.