Berisha në Berat: Rama flet për kanabisin më me pasion se për grurin e arrat, lopët e blegtorinë si zë me gojë

Ish-kryeministri, Sali Berisha, gjatë një takimi elektoral në Berat për zgjedhjet për kreun e ri të PD-së akuzoi shefin e qeverisë Edi Rama se gjatë qeverisjes së tij ka lulëzuar trafiku i drogës.

Berisha tha se Rama flet më me pasion për kanabisin se për bujqësinë e blegtorinë.

Berisha: Sot Shqipëria është rruga kryesore e heroinës për në Europë, porti i Durrësit është shndërruar në një nga portet kryesore të kokainës. Problemi është se Kryeministri ynë flet për kanabisin më me pasion se për grurin, ullirin, fikun, arrat. Drurët frutorë. Se lopët dhe blegtorinë nuk i zë kurrë në gojë.