Reforma e ujësjellësve nuk ka ende një datë se kur do të nisë, 58 shoqëri reduktohen në 15
Edhe pse Partia Socialiste është në mandatin e tretë qeverisës, sektori i Ujësjellësit mbetet një nga më problematikët.
Së fundmi qeveria ka vendosur ta reformojë këtë sektor duke reduktuar numrin e shoqërive nga 58 në 15 të vetme.
Organizimi i ri nuk dihet ende se kur do të nisë.
"Shoqëritë e reja duhen licencuar patjetër. Ligji i ka të sakta kërkesat që duhet të përmbushin këto kompani."
Drejtori i Entit Rregullator të Ujit, Ndriçim Shani, thotë se ky sektor ka krijuar një gropë financiare prej 14 mln euro.
Reforma, shprehet Ndriçim Shani, pritet të sjellë qëndrueshmëri financiare.
"Mbulimin e kostove të operimit dhe mirëmbajtjes së sektorit rreth 14 mln euro që subvencionohet nga qeveria. Në shumë raste kjo nuk është normale. Rritja e kësaj efiçence dhe rritja e cilësisë së shërbimeve për konsumatorët, se jemi koshient që Tirana nuk ka akoma 24 orë ujë."
Bashkimi i shoqërive nënkupton dhe unifikim të tarifave. Por a do të ketë rritje çmimesh?
"Do të diskutohet do të ketë një periudhë tranzicioni apo jo sepse dhe unifikimi i menjëhershëm i tarifave në një shoqëri të agreguar sjell probleme".
Të mërkurën Enti Rregullator i Ujit nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me katër rregullatorë të ujit në Ballkanin Perëndimor.
Memorandumi u jep mundësi Enteve të shkëmbejnë eksperiencat në këtë sektor.


