Vlorë, gjendet nga babai i saj e vetëvarur 47-vjeçarja

Një person është gjendur i vdekur mëngjesin e ditës së sotme në Selenicë të Vlorës.

47-vjeçarja është gjendur pajetë brenda banesës së saj dhe dyshohet se mund të ketë vrarë veten.

“Më datë 15.05.2022, rreth orës 06:20, në fshatin Selenicë, brenda në banesë, është gjetur nga babai i saj, e vetëvarur shtetasja A. H., 47 vjeçe.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.