Hakerat filo-rusë tentuan të sulmojnë sistemin e Eurovisionit

Hackera grupesh filo ruse kanë tentuar të sulmojnë sistemin informatik të Eurovision Contest Song 2022, i cili u mbyll një natë më parë në qytetin e Torinos në Itali.

Sulmet kibenernetike kanë provuar të ndërhyjnë në procesin e votimit të 40 vendeve pjesëmarrëse si dhe gjatë performancës së artistëve.

Autoritetet policore italiane kanë informuar se gjatë natës finale e në natën e parë të inaugurimit të Festivalit Europian të Këngës, sulme kibernetike të grupeve Killnet e Legion kanë tentuar të depërtojnë në infrastrukturën informatike të këtij eventi.

Aktivizimi i një dhome operative me specialistët më të mirë të Qëndrës Kombëtare të Mbrojtjes kundër krimit kibernetik e të Policisë Postale, në bashkëpunim me RAI (Radio Televizioni Publik Italian) bëri të mundur parandalimit e këtyre sulmeve që u identifikuan në kanalin Telegram e nga grupe filoruse që u mbajtën në monitorim për mbi 1000 orë falë punës së rreth 100 specialistëve policorë.

Janë monitoruar miliarda të dhëna informatike që vinin nga platforma të ndryshme sociale e janë analizuar miliona të dhëna kompjuterike adresash IP të kompromentuara.

Mbledhja e këtyre të dhënave ndihmuan e mundësuan procedura të rëndësishme të punës së autoriteteve italiane që çuan më pas në zmbrapsjen e sulmeve kibernetike.

U parandaluan disa sulme të tipit DDOS, që tentuan të bllokojnë trafikun e të dhënave gjatë procesit të votimit e gjatë performancës së artistëve.

Puna e autoriteteve italiane mundësoi identifikimin e një numri të madh kompjuterash “PC-Zombie”, të infektuar e të përdorur për këtë qëllim si dhe hartën gjeografike të shtrirjes së tyre jashtë kufijve italianë.