Putin telefonon presidentin e Finlandës: Anëtarësimi në NATO do ishte një gabim
Nga Ora News Përditësimi i fundit 14 Maj 2022, 14:47
Ditën e sotme ka pasur një telefonatë mes dy homologëve, atij finlandez dhe rus në lidhje me situatën e ditëve të fundit mes shteteve.
Mediat ruse kanë raportuar vetëm anën e telefonatës së Putinit.
Mësohet se ai i ka thënë presidentit të Finlandës Sauli Niinisto, se nga ana e Rusisë nuk ka një kërcënim mbi sigurinë e saj dhe se braktisja e statusit të neutral do të ishte një gabim për të.
Anëtarësimi në NATO do të dëmtonte marrëdhëniet mes dy shteteve "të cilat për shumë vite kanë qenë në frymën e fqinjësisë së mirë dhe partneritetit reciprok të dobishëm", raporton BBC.
Moska e përshkroi bisedën si një "shkëmbim të sinqertë pikëpamjesh".
