E rëndë! Djali vret me thikë nënën e i vë flakën shtëpisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2022, 16:54
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku 48-vjeçar ka vrarë me thikë të ëmën dhe më pas i ka vënë flakë shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Paleo Faliro në Athinë, në orët e para të ditës së sotme, ndërkohë e moshura 78-vjeç është gjetur mes flakëve me dy plagë në gjoks të shkaktuara nga thika.
Djali u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërkohë që pritet të merren në pyetje të afërmit e viktimës.
Ishin punonjësit ata që nxorën 78-vjeçaren e vdekur nga shtëpia pasi shuan flakët. Nga verifikimet e bëra rezultoi se plagët e gjetura në trupin e 78-vjeçares ishin shkaktuar nga një thikë në të cilën u gjetën gjurmët e djalit të saj.

