Këshilli joformal i Ministrave të Jashtëm të NATO-s mblidhet sonte dhe nesër në Berlin

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s do të takohen sot dhe nesër në Berlin.

Mbledhja jozyrtare ka në fokus luftën në Ukrainë dhe aplikimin e ardhshëm të Suedisë dhe Finlandës.

Takimet nisin në orën 29:00 me darkën e punës, ku do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm të Suedisë dhe Finlandës, ndërsa nesër në orën 14:30 është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e ministres gjermane Annalena Berbock dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. 

Stoltenberg do të marrë pjesë online, pasi pak ditë më parë u diagnostikua pozitiv me koronavirus. 

Ndërsa fizikisht në Berlin do të zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Joana. 

Ndërkohë Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken, i cili gjithashtu ishte i infektuar me koronavirus, do të marrë pjesë personalisht në Këshillin jozyrtar të Aleancës.

Ndër të tjera, me interes të veçantë pritet të jetë qëndrimi që do të mbajë ministri i Jashtëm turk në takim lidhur me mundësinë e anëtarësimit në Aleancën e Suedisë dhe Finlandës. 

"Aktualisht jemi duke monitoruar zhvillimet në Suedi dhe Finlandë, por nuk kemi një opinion pozitiv," tha të premten presidenti turk Erdogan, duke i quajtur vendet nordike "pritëse të organizatave terroriste" si PKK-ja e ndaluar kurde.

Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme Gjermane , Andrea Sasse, kuadri informal i takimit synon të diferencohet me vetëdije nga ai zyrtar i deritanishëm dhe për këtë arsye janë siguruar grupe shumë më të vogla konfidenciale për bisedime të drejtpërdrejta. 

"Kuadri informal i shërben, ndër të tjera, qëllimit të forcimit të dimensionit politik të NATO-s dhe konsultimeve politike," tha ajo. 

"Kuadri informal i shërben, ndër të tjera, qëllimit të forcimit të dimensionit politik dhe konsultimit politik të NATO-s," shtoi Sasse.