Kush është presidenti i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe?
Nga Ora News Përditësimi i fundit 14 Maj 2022, 13:11

Presidenti i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe është zgjedhur Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan.
Këshilli që mbledh sundimtarët e shtatë Emirateve të Bashkuara arabe zgjodhi presidentin e ri një ditë pas vdekjes së gjysmëvëllait të tij Sheikh Khalifa bin Zayed, citon Reuters.

Zayed al-Nahyan, 61 vjeç, kishte vite që ishte në pushtet në një periudhë kur Sheikh Khalifa ishte sëmurë, përfshirë këtu dhe një goditje në tru në 2014.
Një reagim për presidentin e ri pati dhe nga kryeministri Edi Rama i cili e përgëzoi për detyrën e re duke e vlerësuar për vizionin, udhëheqjen dhe mirësinë e Zayed al-Nahyan.
