Lufta në Ukrainë do të përfundojë deri në fund të vitit, parashikon kreu i inteligjencës ushtarake
Lufta kundër Rusisë do të arrijë një pikë kthese nga mesi i gushtit dhe do të përfundojë deri në fund të vitit, ka thënë kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Gjeneralmajor Kyrylo Budanov.
Kyrylo Budanov: Pika e kthesës do të jetë në pjesën e dytë të gushtit. Shumica e aksioneve luftarake aktive do të kenë përfunduar deri në fund të këtij viti. Si rezultat, ne do të rinovojmë fuqinë ukrainase në të gjitha territoret tona që kemi humbur, përfshirë Donbasin dhe Krimenë.
Ai tha se Rusia po pësonte humbje të mëdha dhe se nuk ishte i befasuar nga shkalla e këtyre humbjeve, pasi sipas tij fuqia ruse ishte një “mit”.
Ai gjithashtu pretendoi se disfata ruse në Ukrainë do të çonte në largimin e presidentit rus Vladimir Putin dhe se një grusht shteti tashmë ishte duke u zhvilluar kundër tij.
