Kishte fshehur armën në të mbathura, i arrestuari qëllon policin brenda makinës së tij

Një polic në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është qëlluar në qafë nga një person që ishte i arrestuar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se i arrestuari ka goditur policin me armë zjarri të cilën e kishte fshehur në të mbathura.

Ai e ka goditin punonjësin e policisë sapo ai hapi derën e pasme të makinës së tij, për ta futur në komisariat 27-vjeçarin.

Autoritetet amerikane publikuan videon e xhiruar nga kamera trupore e efektivit, ku duket se si Lovelle Jordan qëllon 3 herë ndaj tij nga makina e policisë, sapo mbërrin në komisariat.

Polici rrëzohet në tokë dhe mundohet të fshihet pas makinës, ndërkohë që i arrestuari nis shkëmbimin e zjarrit me policët e tjerë në komisariat.

Si pasojë ai plagosi dy efektivë të tjerë, ndërkohë që edhe ai vet u plagos në dorë.

Fatmirësisht, policët e plagosur i mbijetuan plagëve të marra.

 Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në 30 korrik 2020. Në prill të këtij viti, Jordan u dënua me 31 vite burg dhe ka vdekur në 19 prill, nga plagë që nuk bëhen me dije.