Xhaçka takon homologun ukrainas në Berlin: Do bëjmë gjithçka për të izoluar Rusinë e ndaluar luftën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2022, 18:58
Gjatë qëndrimit në Berlin, Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është takuar me homologun e saj ukrainas Dmytro Kuleba.
"Ndamë të njëjtin mendim se si Ballkani Perëndimor, ashtu edhe Ukraina meritojnë një perspektivë të qartë evropiane" thotë Xhaçka.
Ministrja nënvizon se e siguroi Kulebën për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën.
"Do të bëjmë gjithçka që mundemi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të izoluar Rusinë dhe të ndihmojmë në ndalimin e luftës".

