"Pengu i mungesës tënde", mesazhi i ndjerë për humbjen e pedagoges Haxhiymeri

Ndarja nga jeta e pedagoges  Edlira Haxhiymeri hidhëroi familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët e saj e jo vetëm.

Gazetarja dhe shkrimtarja Rezarta Reçi postoi një mesazh të ndjerë. 

"Mbrëmë flisja me ty e dashur Eda, ndersa ecja rrugës paralel me shtëpinë tënde. Ecja , e bindur se heshtja jote e gjatë e kohëve të fundit nuk ishte në favor të takimeve tona, të bisedave tona, kafeve tona me lezet. As të jetës tënde. Kafe Europa na bëri mikesha , ajo kafe do mbetet pengu i mungesës tënde të përhereshme në jetët tona.
Sytë e tu dhuronin dritë, dashuri,embëlsi, kurajo.

Per mua Ti mbetesh simboli i Njeriut qytetar , me dinjitet e integritet, që nuk tradhëtoi as veten, as miqtë ,as kolegët, as bashkëpunëtorët.

Do jesh Mungesë e Mall njëkohëshëm e dashur Eda !
Të dua fort, eterikisht, si shpirti më i bukur , me të cilin fati më takoi në jetë!"

Homazhet e fundit nesër do zhvillohen nga ora 9:30 deri ne 11:00 në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale.