Në plazh me pula te ngordhura, përsëritet skandali, Rana e Hedhun me shpendë të dekompozuar
Kjo ishte pamja e bregdetit të Ranës së Hedhun në Shëngjin, pasditen e kësaj të shtune.
Ende pa u harruar rasti e një muaji më parë, në bregun e detit dolën sërish pula të ngordhura.
Shpendët ishin të futura në një thes, ndërsa dekompozimi i tyre krijoi ndotje dhe ere të rëndë në zonë, duke u kthyer në shqetësim për vizitorët në prag të fillimit të sezonit turistik.
Pushuesit kërkojnë që të merren masa, pasi diçka e tillë ndikon negativisht në turizmin e kësaj zone, e cila është mjaft e frekuentuar.
"Është shqetësuese era e pakëndëshme".
"E di si është aroma dhe ndotja, është keq".
Pas sinjalizimit nga mediat institucionet përgjegjesë u vunë në lëvizje për verifikimin e rastit, ndërsa dyshimet janë se pulat janë hedhur në brigjet e lumenjve në zona të tjera dhe kanë përfunduar në det dhe më pas dallgët i kthyen pas në breg.
Një situatë e ngjashme u krijua dhe në prill dhe pavarësisht verifikimeve nuk është arritur të zbulohej prejardhja e këtyre shpendëve.
