Kavajë: Ende i paidentifikuar 45 vjeçari që u përplas nga makina, arrestohet shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2022, 13:55
Policias e Kavajës ka arrestuar ditën e sotme një 62-vjeçar pasi akuzohet se ka aksidentuar për vdekje me mjetin e tij, një kalimtar.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në orën 01:50 të ditës së sotme.
Paraprakisht identiteti i të viktimës nuk është zbuluar akoma. Viktima është mashkull rreth moshës 45 vjeç.
Organet kompetente po punojnë për të zbuluar identitetin e viktimës dhe rrethanat e ngjarjes.