Berisha sulmon Ramën për deklaratën në Bruksel: Ku do shkojmë, drejt Beogradit apo Stambollit?

Në takimin e tij elektoral me demokratët e Fierit në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kreut të PD, ish-kryeministri Sali Berisha vuri theksin se mbrojtja e interesave kombëtare.

Ai  atakoi Ramën për deklaratat e tij në Bruksel, i cili paralajmëroi rishikimin e pozicionit të Shqipërisë nëse deri në qershor nuk ka një datë për negociatat me BE.

Berisha: Një mision më i vështirë na del përpara. Ky stacion që kemi kapur nuk ishte qëllim në vetëvete. Sigurisht ja arritëm, tani jemi opozitë e ëvrtetë. Kjo ka filuar të ndjehet. Por një PD opozitë e vërtetë është dhe duhet të jetë mjet për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo situatë ndër më të vështoirat. Në pamje të parë duket sikur gjërat lëvizin por në thelb lëvizin në mënyrën më të gabuar dhe në kundërshtim me interesat tona. Interesi kombëtar është interesi i të gjithë interesave. Nëse nuk qëndrojmë për ta mbrojtur atë interes shkojmë drejt shpërbërjes.

Ne si komb kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të rrethuar me albanofobi. Kjo albanofobi bëhet e efektshme kur ka një përputhje me qëndrimet tona. Mund tu jap 100 shembuj por po ndalem te dy të fundit. Tre ditë më parë kryeministri i Shqipërisë në Bruksel deklaron se nëse deri në qershor nuk na hapin negociatat do konsiderojmë çfarë drejtimi do marrë vendi. Ramiz Alia në vitet '90 na thoshte nuk jemi Lindje as Perëndim. Enver Hoxha na çonte nga donte vetë. Në Perandorinë Osmane, perandori bënte gjithçka që mos të quheshim  shqiptarë, komb nuk na njihnin. Gjuha shqipe ishte e vetmja gjuhë e dënuar për të mos u mësuar në shkolla osmane.

Bëhej një betejë kundër identitetit tonë. Tani na del Edi Rama. Ku do shkojmë ne mor zotëri që paske ndërmend të rishohësh drejtimin tonë, drejt Beogradit apo drejt Stambollit? Jo mor zotëri, ne yll polar kemi Bashkimin Europian. Shikoni në çfarë kërcënimi është interesi jonë kombëtar. Po ndalem te shembulli tjetër, deputetët e PS votojnë kundër dënimit të gjenocidit në Bosnje, ai turp na ka rënë dhe ne të jeni të sigurt. Çfarë soji njerëzish qenkan këta shqiptarët? Ata e votuan por turpi u mbetet gjithë shqiptarëve. Ministrja e Jashtme ngrinte kartonin. Ky është akt primitiv, vasalitet i plotë. Pa zgjidhjen e këtij problemi nuk zgjidhim dot asgjë. Duhet të duam Shqipërinë, të mbrojmë interesin kombëtar nëse duam të ndërpresim këtë rrokullisje të madhe.

Berisha u ndal edhe te proceset e brendshme të riorganizimit të PD, ku pati një kërkesë të qartë për demokratët.

Berisha: Ju duhet të kontribuoni në votë. Përveç pjesëmarrjes për çdo dyshim duhet të kërkoni verifikim. Zero tolerancë duhet të tregoni ndaj prekjes së votës. Bëmë zgjedhjet e Këshillit Kombëtar me një listë në vlerësimin tim me emra shumë të mirë. Për herë të parë zgjodhi mbi 50% të rinj dhe gra. Por kam pasur një seri ankesash. Kam pasur vetëm, një përgjigje: Të lutem shko dhe kërko rinumërimin e votave. Ky është një shërbim që i bën partisë, nuk duhet të kesh asnjë drojë.