Tiranë/ Punimet e UKT në rrugën "Aleksander Moisiu" nuk kanë fund, shqetësim për qytetarët
Punimet e ujësjellës kanalizimeve janë shtrirë në të gjitha rrugët e kryqytetit, duke shkaktuar probleme për automjetet, pasi mjaftohen duke i mbushur kanalet e hapura vetëm me dhe, duke lënë pas pluhurin dhe baltën për qytetarët.
Por problemtike nuk janë vetëm punimet mbi tokë, por edhe ato nënsipërfaqe, që duket sikur nuk do të mbarojnë kurrë.
Përballë Ministrisë së Kulturës punimet e ujësjellës kanalizimeve nisën disa muaj më parë.
Por teksa pak javë më parë u mbyllën me zhavor gropat e krijuara që në fillim të shkurtit, duket se punimet nuk kanë qenë të duhurat, pasi këtë fundjavë punonjësit e UKT janë detyruar të rikthehen.
Edhe pse kanë qenë të vazhdueshme punimet në rrugën "Aleksandër Moisiu" nuk kanë qenë të mjaftueshme për ta bërë rrugën funksionale.
Qytetarët konfirmojnë shqetësimin që ndjejnë nga kjo situatë.
"Kjo rrugë është rregulluar çdo vit. Hapin prap kanale nga e para se për çfarë nuk e dimë."
E megjithatë askush, ndoshta as Bashkia, nuk e di kur do të marrin fund këto punime, pasi nuk ka asnjë tabelë.
