Presidenti i ri? Balla: Një kandidat i kundërt me Ilir Metën
Pavarsisht kërkesa të PD që Preisdneti i ri të jetë një emër i propozuar nga opozita, Partia Socialiste vijon procedurat e pasheqetësuar. Këtë e ka konfirmuar vetë një nga negociatorët e mazhorancaës, kryetari i grupit Taulant Balla i cili nga Fieri nuk foli për negociata por veç për profilin e Kreut të Shtetit.
Emër nuk ka por për PS duhet të jetë i kundërtit i Ilir Metës.
Balla tha se PS kërkon një kryetar shteti që të tërheqë sa të ketë mundësi dëmin e madh që i ka shkaktuar zyrës së presidentit presidenti në largim.
Taulant Balla: Nuk shoh asnjë vështirësi në këtë aspekt. Ajo që kemi thënë që në ditën e parë është që ne duam të kemi një kryetar shteti i cili të plotësoj atë që thotë kushtetuta, të jetë një personalitet i gjithëpranuar dhe të tërheqi sa të ketë mundësi dëmin e madh që i ka shkaktuar zyrës së presidentit presidenti në largim. Kandidati që do të marr shumicën e votave duhet të jetë tërësisht i ndryshëm nga Ilir Meta.
Ai garantoi se në 24 korrik, presidenti ose presidentja e re do të jetë në zyrë.
Taulant Balla: Në 24 korrik, presidenti ose presidentja e re që do të bëj betimin do të jetë në zyrë. Kuvendi i Shqipërisë po merr kohën e duhur sipas afateve kushtetuese për të zgjedhur Presidentin ose Presidenten e Republikës.
Deklarata u bë sot gjatë çeljes së sezonit turistik në Seman.
