Alqi Bllako flet në gjykatë. Kërkon lirinë, por Apeli ia refuzon

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako, i arrestuar për aferën e incineratorëve ka folur në gjykatë për këtë çështje. Ai kërkoi lirimin nga burgu me pretekstin se nuk përbën rrezikshmëri si dhe nuk ka lidhje me akuzat. Në një seancë, e cila zgjati për 2 orë e 30 minuta, gjyqtarja Ilirjana Olldashi la në fuqi masën "arrest me burg" ndaj Alqi Bllakos, ndërsa ky i fundit dha shpjegime për incineratorin e Fierit.

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako për lirimin nga qelia, duke lënë në fuqi masën arrest me burg të vendosur ndaj tij nga shkalla e parë.

Në një seancë e cila zgjati për rreth 2 orë e 30 minuta e cila u ndëpre disa herë për arsye proceduriale, trupa gjykuese e kryesuar nga Ilirjana Olldashi nuk u bind nga argumentat e avokatit por edhe të vetë Alqi Bllakos për një masë më të lehtë.

Në seancën gjyqësorë ish deputeti u pyet në lidhje me proceduarën e shpronësimit të tokës ku dhe u ndërtua inceneratori i Fierit por ai ka muhuar se kishte lidhje më këtë episod korrupsioni.

Bllako mësohet se ka thënë para gjykatës se nuk ka asnjë rol më shpronësimin e tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit.

Në lidhje me punësimin e babait në inceneratorin e Tiranës, Bllako ka pretenduar se kjo ka ndodhur në kohën kur ai nuk ka qenë sekretar në Ministrinë e Mjedisit, por i punësuar në Presidencë.

Ndaj ish-deputetit rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Sipas SPAK në kohën që mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, ata kanë falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh.

Po kështu, SPAK dyshon se ish deputeti ka favorizuar biznesmenin Klodian Zoto, tashmë i shpallur në kërkim.