Analisti Baçi: Çështja e presidentit është e zgjidhur, por Rama e përdor për spektakël, Berisha për autoritet

Analisti  Agim Baçi gjatë një interviste për Ora news ne gazetarin Arnond Kariqi tha se çështjen e kryeministrit do ta zgjidhi kryeministri Rama me 71 votat e tij. Sipas tij kanë ndodhur 2 ngjarje që kanë qenë krejt të kundërta me njëra tjetrën dhe që kanë influencuar në proces.

"Njëra është pjesa e spektaklit që zoti Rama ka dëshirë që ta vijojë dhe e bëri dhe në këtë rast me emrin e presidentit", tha Baçi .

Agim Baçi: Në të vërtetë unë mendoj që çështja e presidentit është pothuajse e zgjidhur. Do ta zgjidhi kryeministri Rama me 71 votat e tij. Thjesht kanë ndodhur 2 ngjarje që kanë qenë krejt të kundërta me njëra tjetrën. Njëra është pjesa e spektaklit që zoti Rama ka dëshirë që ta vijojë dhe e bëri dhe në këtë rast me emrin e presidentit duke sajuar gjoja konsensusin mbarëkombëtar, duke i çuar letra dhe Federatës së alpinëve, futbollit, akademisë me zarfa, duke iu krijuar idenë shqipëtarëve që tashmë kemi të bëjmë me një konsensus të madh. Dhe faktikisht një hile, se dhe në qoftë se nuk vjen opozita unë kam konsensusin e gjithë shqiptarëve sepse opozita nuk e ka mendjen tek shqiptarët e ka mendjen tek vetëvetja.

Ngjarje të dytë ai përmend rikthimin e PD në negociata. "Kjo ishte thjesht për të thënë që tashmë është Komisioni i Rithemelimit që vendos në negociata me aleatët dhe gjithçka", tha Baçi.

Agim Baçi: Dhe e dyta është që dhe zoti Berisha e di shumë mirë që kryeministri Rama do ta zgjidhi me 712 vota sepse kështu ka bërë dhe vetë kur ka qenë zoti Berisha në krye të qeverisë në krye të maxhorancës. Por e habitshme është rikthimi sepse në fillim refuzoi të merrte pjesë në negociata dhe pas 10 ditësh bëri një lëvizje tjetër që mandatoi  Luçiano Boçin dhe Oerd Bylykbashin për negociata. Negociata me kë? Kjo ishte thjesht për të thënë që tashmë është Komisioni i Rithemelimit që vendos në negociata me aleatët dhe gjithçka bëhet për ti dhënë autoritet, për të legjitimuar vendimet e Komisionit të Rithemelimit përball Alibeajt që vazhdon të jetë zyrtarisht kryetar i komanduar i PD.