Berisha nis fushatën, akuza Yuri Kimit dhe Veliajt për ndërhyrje në gjykate për vulën e PD-së

Ish Kryeministri, Sali Berisha, akuzat e Yuri Kim, i cilëson si ndërhyrje ne fushatën qe ai po zhvillon brenda PD-se. Këtë ai e cilëson si tejkalim të misionit te saj diplomatik, ndaj i bëri thirrje presidentit Biden që të marrë masa. Gjithashtu Berisha akuzoi se Kim, bashkë me Erion Veliajn kanë ndërhyrë në gjykatë për vulën e PD-së.

Sali Berisha, edhe pse i dizenjuar nga Shtetet e Bashkuara, i është drejtuar serish me thirrje presidentit Biden dhe sekretarit Blinken, duke i kërkuar masa për ambasadoren Yuri Kim.

Ish-kreu i PD-se, i cili me 22 maj pritet te rikthehet si kryetar, tha se Kim ka ndërmarrë një fushatë kundër figurës së tij.

Berisha: Fushatë elektorale kundër Berishës në prag të garës së tij për kryetar të PD. Kaq ashtë komenti im. I bëj thirrje qeverisë së SHBA dhe Biden mos të lejoje përfaqësues të tij që të ndërhyjnë në punë të brendshme të PD dhe përpjekje të paimagjinueshme për të caktuar kryetarin e opozitës shqiptare, partisë konservatore shqiptare.

Sali Berisha akuzoi me tej se ambasadorja Kim bashkë me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, kanë ndërhyrë në gjykatë për të ndikuar për vulën e Partisë Demokratike.

Berisha: Nuk kam dijeni për ndërhyrjet në apel. Për ato që jua kam thënë për Belrina Muçmuçin që ka shkruar ligjin më të korruptuar në historinë e drejtësisë dhe ka shkelur çdo gjykim për ato çështje. Vetëm sepse është peng i korrupsionit në turin e katharsit të Fatos Nanos. Me ndërhyrjen direkt të zonjës dhe Erion Veliajt, sepse ka atë vetorin mik dhe i ka premtuar se do të kalojë Vettingut Blerina, ka marrë një vendim që duan t’i caktojnë opozitës kryetarin.

Ne komunikimin e përjavshëm me mediat, Sali Berisha u ndal edhe tek procesi i përzgjedhjes së Presidentit të ri.

Ai tha se PD nuk ka një emër dhe në qoftë se kjo do të ndodhë, do të jetë produkt i opozitës se bashkuar.

U ndal sërish tek vendimi i socialistëve për të rrëzuar rezolutën për dënimin e masakrës së Srebrenicës, duke theksuar se Rama po ndryshon kurs duke shkuar përkrah politikës ruse.

Berisha: Sikurse jeni dëshmitar në kuvendin e Shqipërisë dje ndodhi akti më i rëndë dhe i turpshëm në historinë 30-vjeçare të këtij vendi; u refuzua rezoluta për një gjenocid që është konfirmuar nga dy gjykata ndërkombëtare.