Subvenciononi dhe studentët për krizën! Lëvizja për Universitetin peticion për bonusin

Lëvizja Për Universitetin ka nisur një peticion për të subvencionimin e studentëve nga qeveria në këto krizë.

Në peticionin drejtuar Këshillit të Ministrave, Lëvizja për Universitetin kërkon 10.000 lekë për çdo student.

Si shembull kjo lëvizje sjell rimbursimin e pensionistëve nga qeveria Rama, apo qeverinë e Kosovës që ka dhënë 100 euro për çdo student duke pasur parasysh rritjen e çmimeve.

Peticioni do jetë në çdo fakultet të UT, në UBT dhe UPT.