Berisha paralajmëron mazhorancën nga Elbasani: Do t'ua prishim komoditetin!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, paralajmëroi mazhorancën nga Elbasani se do t'ua prishë komoditetin.

Sipas tij, establishmenti socialist është në alarm që prej rikthimit të tij në politikën aktive.

Berisha shtoi se aksioni opozitar nuk do të përqëndrohet vetëm në Tiranë por në gjithë vendin për të kthyer besimin te qytetarët dhe që këta të fundit ta shohin PD si alternativë qeverisëse.

Berisha: Ky pushtet është një pushtet që nuk ka interesa qytetare dhe kombëtare, ka thjesht interesa individuale meskine. Ky pushtet ta dije se ka ligje, nuk mund të dhunojë të drejtat e qytetarëve. Do të jetë një opozitë shumë më aktive por kjo nuk do të thotë se do jetë aktive se do ushtojë parlamenti apo do ketë protesta në Tiranë. Jo, do shtrihet në çdo skaj të vendit se në këtë mënyrë ngjallim besim kudo. Duhet të jemi avokatë të pamposhtur të interesave dhe të drejtave të qytetarëve kudo. Aty ku lind padrejtësia lind protesta, aty ku lind dhuna lind qëndresa. Këto janë të padiskutueshme. Nëse  e keni vënë re një alarmim i madh ka nisur në establishmentin socialist. Tani ata zgjohen dhe erren duke sulmuar opozitën se ishin mësuar komod, komoditetin do t'ua prishim përfundimisht. Ata duhet të zbatojnë ligjet.