Turizmi në Korçë, ekspertja gjermane: Të gjitha pikat e turizmit duhet të lidhen me një network

Pandemia e korona virusit që ka nisur në vitin 2020 dhe më pas sulmi rus mbi Ukrainën i kanë dhënë goditje të fortë ekonomisë globale. Sektori i turizmit është një ndër industritë që është prekur më fort nga këto dy kriza të njëpasnjëshme.

Nga Korça ekspertja gjermane e turizmit Katia Zelke thotë se të gjitha pikat e turizmit duhet të lidhen me një network ndërsa futja e paketave të reja turistike por edhe produkteve të tjera do ta ndihmonte Korçën dhe Shqipërinë.

Katia Zelke: Para se të vinim në Korçë kemi qenë në rrethe të tjera. Mendoj që keni një potencial të madh, vende të bukura, hotele të bukura. Pashë qendrën ku merret informacioni turistik dhe mendoj që janë të lidhura në një network të gjitha pikat që përmban sektori i turizmit dhe dua që të gjithë këtë informacion të përmbledhur ta përcjellim tëk turistët. Mendoj që kjo është ajo që duhet bërë ndërsa kjo gjë duhet kombinuar me zhvillimin e produkteve të reja deh paketave të reja turistike.

Për ekspertin shqiptar Bledi Leka Korça nuk mund të njihet vetëm për kulinarinë por duhet zgjerim produktesh në mënyrë që koha e Turizmit të zgjatet.

Bledi Leka: Të krijohet një produkt sa më i integruar turistik. Pra Korça nuk është e famshme vetëm për ushqimin apo vetëm për të vizituar qytetin por Korça duhet të prezantuar në tërësinë e saj, bashkë me Dardhën me Voskopojën dhe më çdo gjë që ofron rrethina. Pra ky është synimi kryesor.

Korça është një ndër qarqet më të frekuentuara në juglindje të vendit ndërsa kryesisht turistët shkojnë atje për organizime të ndryshme dhe gjatë festave të fundvitit.