Rama me 12 ministre në qeveri, po Berisha a do ketë gra në kabinet?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2022, 18:23
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka treguar se a do të ketë gra e vajza në qeverisje e në pozicione drejtuese nëse merr pushtetin.
Ai tha se çështja e pranisë së grave dhe vajzave është një çështje themelore drejt fitores së PD-së.
Berisha: Çështja e pranisë së grave dhe vajzave është një çështje themelore, jo vetëm e barazisë gjinore, por edhe e fitores dhe suksesit të PD-së. Cilido që dëshiron ta shohë PD, duhet të them se kjo fitore kalon para se gjithash, nga pjesëmarrja e gjerë aktive e grave dhe roli i tyre e i të rinjve. Arritëm për herë të parë që 51% e të zgjedhurve të jenë gra e të rinj, nuk jam i kënaqur duhet të jenë edhe më shumë.
