“Poshtë komunizmi”, demokrati i shkon Berishës i dehur në takim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2022, 17:27
Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur fushatën zgjedhore për kreun e PD në Elbasan.
Simpatizantët e kanë pritur me entuziazëm dhe duartrokitje liderin historik të PD.
Ndërkohë njëri prej tyre i ka shkuar i dehur në takim, ku dëgjohet duke thënë ‘poshtë komunizmi’.
Ai është ngjitur në podium për të takuar Berishën, ku në këtë moment kanë ndërhyrë edhe truprojat.
Ndërkohë Berisha është ngritur nga tavolina dhe e ka takuar demokratin.
