“Po shkojmë drejt rrokullisjes për shkak të qeverisë”, Berisha “sulmon” deputetet socialiste nga Elbasani
Thoshin që gratë shqiptare janë të lumtura. Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka nisur fushatën zgjedhore për kreun e PD-së, zgjedhje që do të zhvillohen më 22 maj.
Në fjalën e tij ai tha se synimi i PD është që ta bëjnë Shqipërinë ashtu siç dëshirojnë të rinte.
Sali Berisha: PD synon që Shqipërinë ta bëjmë siç I kanë ëndrrat të rinjtë. Kam ardhur sot para jush. Kam menduar dhe mendoj nga të ja nisim për të ndryshuar këtë shoqëri e këtë vend. Çfarë duhet të bëjmë ne për të realizuar qëllime që vendi mos të rrukolliset, të mos varfërohet dhe të mos poshtërohet. Vij me bindjen më të thellë se ne të gjithë duhet të ja nisim së bashku nga dashuria për këtë vend e për këtë njerëz. Asgjë nuk jep më shumë e nuk kushton më pak. Ky është një vend që ne të gjithë duhet të jetonim, nuk po them si në Zvicër, por krejt ndryshe nga ajo që jetojmë
Nuk ka faktorë më të fuqishëm, interes më suprem se interesi kombëtar i njeriut. Jemi një komb pa kushëri. Ne dhe çdo komb ka kundërshtarë keqdashësit e vet që duan ta shohin kombin poshtë e më poshtë.
Berisha tha se Shqipëria po shkon drejt një rrokullisje për shkak të keqqeverisjes, ndërsa ka komentuar dhe deklaratat e deputeteve socialiste ditën e djeshme në Kuvend.
Sali Berisha: Sot për herë të parë në histori kemi 2 mijë vdekje më shumë se sa lindje. Ne shkojmë drejt një rrokullisje sepse kemi një qeveri e cila mban fjalime çdo ditë. Rri në parlament e dëgjoj deputetët që flasin për veten e tyre, nuk flasin për qytetarë. I dëgjoja dje deputetet e PS, që flisnin sikur gruaja shqiptare ishte më e lumtura por në të vërtetë ajo është më hallemadhja. Ajo është nëna më e lënduar, sepse përcjellë fëmijët e vet në emigracion. Propaganda vjen se mungon dashuria për vendin.
Berisha beson se në vendin tonë mund të ndryshohen të gjitha.
Sali Berisha: Të gjitha mund të ndryshohen, nuk ka vend më të pasur si Shqipëria. Mëkatarët e vërtetë janë ata politikanë që për interesa më të vogla, kryejnë veprime kundër interesit të vendit.
