Zgjedhja e presidentit, Bozdo: Qëndrimet e Alibeajt, kushte që "çojnë ujë në mullirin e Edi Ramës"

Eno Bozdo anëtar i këshillit kombëtar të Partisë Demokratike njëkohësisht dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit gjatë një interviste për Ora news  me gazetaren Anila Zyberaj foli mbi qëndrimin e Alibeajt lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit.

Ai tha se, qëndrimet e Alibeajt apo të çdo deputeti tjetër, veçanërisht këto qëndrime, konkludojnë në shpalljen e disa kushteve që "çojnë ujë në mullirin e Edi Ramës".

Eno Bozdo: Ka një rezolutë të këshillit Kombëtar të PD që e përcakton qartë qëndrimin politik të PD dhe mënyrën se si mund të zhvillohen dhe kushtet si mund të zhvillohet zgjedhja e presidentit. Gjithashtu ka një rezolutë të Kuvendit kombëtar të PD i cili e konsideron të pavlefshëm dhe bosh pozicionin e kryetarit te grupit parlamentar. Ai do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar në çastin e caktuar sipas garës. Qëndrimet e zotit Alibeaj apo të çdo deputeti tjetër, veçanërisht këto qëndrime, konkludojnë në shpalljen e disa kushteve që "çojnë ujë në mullirin e Edi Ramës" nuk është gjë tjetër veçse një lojë e shëmtuar për ti dhënë gjasme dakortësinë e asaj që vetëquhet opozitë  për presidentin e republikës.

Sipas tij tek Edi Rama do të ishte mirë të shkohej në bllok opozite. Ai thotë se këtë janë duke u munduar të bëjnë tani.

Eno Bozdo: Nuk mund të shkosh tek Edi Rama i cili ka treguar, se do të kontrollojë çdo pushtet sado pak apo shumë rëndësi ka ai, po mjafton të jetë pushtet i pavarur. Dhe nuk mund të shkosh tek Edi Rama "si në dasëm". Tek Edi Rama do të ishte mirë të shkohej në bllok opozite. Këtë jemi duke u munduar që të bëjmë ne tani.

 "Do të ketë një qëndrim  të përbashkët mbi procesin në të gjithë përfaqësuesit e opozitës pastaj të dilet në kritere, nëse do të jetë ky rasti, pastaj mund të fillohet të negociohet për emrat", tha Bozdo.