Nis gjyqi ndaj ushtarit të parë rus të dyshuar për vrasjen e civilëve ukrainas
Prokurori i përgjithshëm i Ukrainas ka bërë me dije se tre të burgosur rusë të luftës të akuzuar për shënjestrimin ose vrasjen e civilëve, dhe një ushtar që dyshohet se vrau një burrë para se të përdhunonte gruan e tij, do të jenë në bankën e të akuzuarve në gjyqet e para për krimet e luftës të konfliktit në Ukrainë.
Vadim Shysimarin, një komandant 21-vjeçar i Divizionit të Tankeve Kantemirovskaya, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Ukrainë, pritet të jetë i pari që do të përballet me gjyqin për vrasjen e një 68-vjeçari.
Dyshohet se Shysimarin kishte luftuar në rajonin Sumy në veri-lindje të Ukrainës kur vrau një civil më 28 shkurt në fshatin Chupakhivka të Ukrainës. Ai akuzohet se drejtonte një makinë të vjedhur me katër ushtarë të tjerë teksa kërkonte të ikte nga luftëtarët ukrainas dhe më pas qëlloi për vdekje njeriun e paarmatosur me biçikletë teksa po fliste në telefonin e tij.
Më shumë se 10,700 krime janë regjistruar që nga fillimi i luftës nga zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës, e udhëhequr nga Iryna Venediktova, dhe një pjesë e vogël e çështjeve tani janë depozituar ose janë gati për t'u dorëzuar në atë që shënon një moment vendimtar dy muaj pas luftës./The Guardian/