Ju flet Moska - 22 qershori, dita e rrezikshme për botën në luftën e Ukrainës

22 qershori, dita e rrezikshme për botën në luftën e Ukrainës ishte tema e kësaj të mërkure në “ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Të gjithë ekspertët e luftës në Ukraine dolën të përgënjeshtruar që thanë se në 9 maj do të ndodhte diçka e madhe dhe që Rusia do t’i shpallte luftë Ukrainës zyrtarisht.

Kremlini dhe Putini jetojnë me data simbolike pasi jetojnë në të shkuarën. Si datë historike e rëndësishme mbetet kur fillon lufta dhe jo kur mbaron.

Data 22 qershor është shumë e rëndësishme sesa 9 maji. Stalini kur ishte gjallë nuk donte që të bëhej parada pas luftës dhe u bë vetëm një paradë në 9 maj.

Duhet të porritej një datë tjetër dhe kjo datë do të jetë 22 qershori. Kjo datë është më e përshtatshme për Putinin sesa 9 maji.

Putini mendon se do ta detyrojë perëndimin që të shkojë në një Jaltë të re dhe të bien dakord për një masë të madhe gjërash.