Koka: Basha nuk ka ikur, la litarin jashtë, caktoi Alibeajn si kryetar të komanduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2022, 22:04
Në “Drejt” na Luan Rama në RTV ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se Alibeaj me aksionet e veta nuk i shërben askujt tjetër përveç Edi Ramës.
Ai tha se Lulzim Basha nuk ka ikur, por e la litarin jashtë dhe caktoi kryetarin e komanduar, edhe pse nuk ishte në tagrin e tij.
Koka: Alibeaj me aksionet e veta nuk i shërben askujt tjetër përveç Edi Ramës. Rama do përçarje. Basha nuk ka ikur, la litarin jashtë. Caktoi kryetarin e komanduar, nuk ishte në tagrin e tij.
Alibeaj i kishte direktivat e qarta. Grupi i rithemelimit bëri gjithë përpjekjet për pajtim. Alibeaj nuk ka axhendë bashkimi. Ata që nuk duan bashkim duan që Rama të jetë në pushtet.

