Prag tragjedie në Tiranë, bie depozita nga taraca, shkërmoq makinën e parkuar poshtë pallatit

Një depozitë uji ka rënë nga taraca e pallatit 5 katësh në rrugën e Durrësit, një incident që për pak mund të kishte shkaktuar një tragjedi. Depozita ra sipër një makine të parkuar poshtë godinës duke e shkërmoqur atë.

"Një peshë e jashtëzakonshme mbi taraca që është në mënyrë konstante rrezik për jetën ka vazhduar për shumë gjatë në qytetin tonë. Ne nuk duam të jemi nga ata që nuk mësojnë nga historia, ne duhet të jemi ata që mësojnë nga historia" deklaronte Veliaj.

Një depozitë uji ka rënë nga taraca e pallatit 5 katësh në rrugën e Durrësit, një incident që për pak mund të kishte shkaktuar një tragjedi. Depozita ra sipër një makine të parkuar poshtë godinës duke e shkërmoqur atë.

Depozitat e ujit për të cilat Kryebashkiaku i Tiranës premtoi se do ti hiqte nga majat e taracave pas tërmetit 2019, janë kthyer në  kërcënim për jetën e qytetarëve. 

Këtë të hënë për pak sa nuk ka ndodhur një tragjedi në Tiranë kur një depozitë ra nga taraca e pallatit 5 katësh sipër një makine.

Fatmirësisht nga incidenti nuk pati të lënduar  pasi në makinë nuk ndodhej njeri dhe gjithashtu në zonë nuk kishte lëvizje qytetarësh.

Ngjarja ndodhi në rrugën e “Durrësit”. Isuf Shehu, pronari i depozitës tregon për Ora News tregon detajet e aksidentit që për fat të mirë përfundoi vetëm me dëme materiale.

"Depozita ime. Banoj në katin e pestë. Këtu ka ra tërmeti dhe nuk e ka luajtur fare, tani ka ra. Sesi ka ra se di.Të gjithë kanë depozita sipër. Kush është kati i pestë që nuk ngjitet uji."

Deri tani autoritetet drejtuese të Tiranës nuk kanë marrë asnjë ndërhyrje për sigurinë e  depozitave.

Vetë banorët në kryeqytet e kanë të pamundur të jetojnë pa to në mungesë të ujit të pijshëm 24 orë.