Fiorentina e bën interesante garën për Europën, Roma me mendjen në Tiranë (Video)

Fiorentina dërrmon Romën në ndeshjen e fundit të javës së 36-të të Serie A duke i dhënë një goditje të fortë shpresave të skuadrës verdhekuqe për një vend në Europa League sezonin e ardhshëm.

Përfundoi 2-0 në “Artemio Franchi” ndeshja që kompletoi tablonë e kampionatit italian ku kanë mbetur edhe nga 180 minuta në dispozicion të çdo skuadre.

Një penallti e shumëdiskutuar në minutën e 5 e realizuar nga Gonzalez dhe rrjeta e Bonaventuras i siguruan 3 pikë skuadrës së Italianos, tashmë në ndjekje të Romës e Atalantës me pikë të barabarta, 59, tre më pak se Lazio e vendit të pestë.